Kandidati i VLEN-it, për komunë e Çairit, Izet Mexhiti ka deklaruar sot se kjo komunë ka nisur një prej transformimeve më të mëdha urbane në historinë e saj.
Sipas tij, çdo ndërtesë që nuk ka efikasitet energjetik do të ketë mundësinë të aplikojë për subvencionim dhe të fitojë një fasadë të re, funksionale dhe energjetikisht efikase.
“Ky projekt sjell: Banesa më të ngrohta në dimër dhe më të freskëta në verë;
Ulje të dukshme të faturave të energjisë;
Përmirësim të drejtpërdrejtë të buxhetit familjar, një pamje të re dhe moderne për komunën.
Projekti mbështetet nga katër masa konkrete:
Fond komunal për efikasitet energjetik, me ndihmë të posaçme për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.
Shkolla të gjelbra, me panele diellore, izolim dhe kushte bashkëkohore për nxënësit.
Ndalim i ndërprerjes së energjisë për kategoritë e ndjeshme, i garantuar me ligj.
Mbështetje për komunitetet energjetike, për prodhim dhe përdorim të përbashkët të energjisë diellore.
Ky nuk është premtim, por plan i qartë dhe i zbatueshëm, i cili nis menjëherë dhe do të sjellë ndryshime të verteta, e që do të ndjehen e shihen në çdo lagje dhe çdo shtëpi të Çairit”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 08.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Shteti do të jetë i sigurt, integrimet prioriteti ynë
- 91 km/h në vendbanim – shoferi nga Haraçina përfundon në pranga
- Mickoski për përgjimin: Duhet të ketë përgjegjësi për përgjimin
- Mexhiti i përgjigjet ASH-së për “botën serbe”: Taravari është kthyer aty ku është bota serbe!
- Zbardhen lëvizjet e autorit të atentatit në Shkodër! Ragip Gila i vendosi armën në kokë drejtuesit të një makine dhe… Si mori fund arratia e tij
- BDI: Edhe në kulturë, shqiptarët përjashtohen nga narrativi shtetëror
- Çfarë pritet nga Presidentja Osmani në lidhje me konstituimin e Kuvendit?
- Katër vite nga zjarri në spitalin modular të Tetovës, nuk ka drejtësi për 14 jetët e humbura