Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media, ka pyetur publikisht zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti: Çfarë ndodhi me kazinotë dhe bastoret në Maqedoninë e Veriut – u mbyllën apo, përkundrazi, u shtuan edhe më shumë?
“Ligji i ri për lojërat e fatit vetëm sa e forcoi biznesin e oligarkëve të bixhozit, këtë herë me ligj dhe Maliq. E Maliqi, në këtë rast, është vetë Izet Mexhiti – kumbara i kumarit. Ndryshimet e fundit hoqën edhe argumentin e vetëm që përdornin Mexhiti dhe klika VLEN. Me këto ndryshime, përsëri mundësohet organizimi i lojërave të fatit online nga subjekte private – saktësisht siç ka qenë edhe më herët.
Kur ishte në opozitë, Mexhiti premtonte se do të mbyllte të gjitha kazinotë dhe bastoret që po shkatërrojnë mijëra familje shqiptare. Sot, nga posti qeveritar, realiteti është krejt ndryshe: në vend të shuarjes së këtij fenomeni, çdo ditë po hapen pika të reja.
Heshtja dhe justifikimet nuk mund ta fshehin të vërtetën. Mexhiti u paraqit si shpëtimtar nga bixhozi, por sot është kthyer në simbol të dështimit dhe hipokrizisë politike”, thuhet në komunikatën e ASH-së.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë të zbatojë menjëherë masa për kufizimin dhe kontrollin e lojërave të fatit, në vend që, sic thonë ata, të bëhen palë me mafien e bixhozit.
“Qytetarët meritojnë qeveri që kujdeset për familjet, jo pushtetarë që premtojnë një gjë dhe bëjnë të kundërtën”, kanë thënë nga ASH-ja.
Data 08.02.2026
Aktuale
- Policia serbe me detaje për rrëmbimin e Daniel Kajmakoskit
- “Akt kriminal shtetëror!”- Berisha reagon pas sulmit ndaj avokatit Kujtim Cakrani: Është goditur shtazërisht pa asnjë shkak
- Dhuna ndaj avokatit të tij Kujtim Cakrani, reagon Ilir Meta: Dënoj me ashpërsi sulmin! Autorët të vendosen para ligjit
- Ambasadori shqiptar në Shkup ndan poezinë “Në mundsh”: Mesazh për durim, qëndresë dhe dinjitet
- Mexhiti nga Kamjani: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë Republikën
- Minçev: Duhet të bëjmë shkurtimin e 40 për qind të institucioneve shtetërore
- FOTO/ “Nuk manovrova dot!”- Aksident në Lushnje, shoferi i “BMW” përplas një kalë! Përfundon në spital gruaja e tij
- Fotografia e Epstein që tregon një darkë ‘të çmendur’ me Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Peter Thiel në vitin 2015


