Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Zejd Rexhepi, sot së bashku me kandidatin për komunën e Çairit, Bujar Osmani dhe bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, kanë qëndruar në lagjen e vjetër të Çairit – Seravë, ku në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u fol mbi ndryshimin që pritet të ndodh më 19 tetor në komunën e Çairit.
Lidhur me këtë Rexhepi ka shkruar se me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit.
Postimi i plotë i kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit nga AKI, Skender Rexhepi – Zejdi:
Sot ishim të nderuar që të bëjmë konak në lagjen tonë në lagjen Seravë, aty ku gërshetohen kushtet e rënda me zemërgjërësinë fqinjësore, rrugët e ngushta me familje dhe individ të ngritur intelektualisht dhe me aspirata për të drejtuar institucione shtetërore.
Bashkëbiseduam me banorët e lagjes dhe u pajtuam që me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit.
𝐍𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐟𝐭ë 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐚!