Në raportin e fundit të Entit Shtetëror për Revizion është konstatua se në tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut ka sfida të natyrës së ndryshme. Ky hulumtim u krye me temën “Tranzicioni i gjelbër përmes promovimit të burimeve të rinovuese të energjisë”.
“Termoelektranat, si prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, por edhe ndotësit më të mëdhenj që duhet të mbyllen deri në vitin 2030, ende nuk kanë zëvendësim të përshtatshëm, pasi SHA EMV nuk ka ndërtuar kapacitete të reja prodhuese”, theksohet në raportin, duke theksuar objektivi i vendit është pjesëmarrjen e burimeve rinovuese deri 38 përqind.
Raporti sqaron se pengesa do të mund ta vendosin në pikëpyetje reformën energjetike, pasi një nga pengesat llogaritet edhe mosndërtimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike drejt Shqipërisë.
“Projekti për ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV drejt Shqipërisë në kuadër të Korridorit 8, si projekt rajonal i Komunitetit Energjetik, i nisur në vitin 2015, është në ngecje”, raportoi Revizioni, duke shtuar se për këtë projekt është marrë granti i parë investues përmes WBIF në vlerë prej 12 milionë euro. Në këtë projekt planifikohet largpërçuesi Manastir- Elbasan me stacion transformatori 400/110 kV në Ohër.
Dokument kyç për realizimin e objektivave energjetike dhe klimatike është Plani për energji dhe klimë, i miratuar në vitin 2022 nga ana e Qeverisë. Në vitin 2023, Maqedonia e Veriut formoi Udhërrëfyesin për tiranizonin e drejtë me mbështetjen e BE-së dhe Bankës së Evropës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Qëllimi është të mobilizohen deri në 3.000.000.000 euro investime për të mbështetur tranzicionin energjetik përmes fondeve publike dhe private. Për përdorimin e këtyre mjeteve janë marrë përsipër obligime për mbylljen graduale të termoelektraneve me qymyr, instalimi i 1,7 GW kapacitet për energji të rinovueshme (nga të cilat të paktën një (1) GË përmes ankandeve), forcimi i rrjetit dhe ruajtja e energjisë, si dhe sigurimi i një tranzicioni të drejtë sipas Udhërrëfyesit, me fokus në mbrojtjen e komuniteteve dhe punëtorëve”, sqaroi Revizioni.
Në bazë të hulumtimit, në vitin 2020 janë prodhuar 303 MW energji nga burimet rinovuese, ndërsa në vitin 2024 janë prodhuar 1 500 MW.