Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 8 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore do të lëvizë prej 25 deri 36 gradë.
Në Shkup, sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura do të jetë nga 16 gradë në mëngjes, deri 35 gjatë ditës.
Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, e cila në disa vende përgjatë Vardarit do të jetë herë pas here më e fortë dhe nga drejtimi verior.
Temperatura nesër do të lëvizë prej 28 deri 36 gradë.
Të dielën dhe të hënën pritet mot pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe me erë të lehtë deri mesatare. Temperatura do të ngjitet deri në 35 gradë.