Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me denoncimet për një firmë piramidale online “XUEX”, e cila mashtronte qytetarët kryesisht në zonat e Lushnjës dhe Divjakës, për të t’ju vjedhur paratë.
Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e vjedhjeve të parave të tyre, në mënyrë që autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, të ndjekin zotëruesit e kësaj skeme mashtrimi.
“Denonconi pranë autoriteteve grabitjen e para e tuaja, siç qytetarët evropianë bënë pranë autoriteteve të tyre për Call center-at me bazë në Shqipëri që i grabisnin. Bëjeni që autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare të ndjekin zotëruesit e piramidave”, shprehet ai.
Edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga denoncimi mbi rastin në fjalë, Braçe shprehet se ende asgjë nuk ka ndodhur dhe asnjë prej qytetarëve që ranë pre e këtij mashtrimi, nuk i ka marrë mbrapsht paratë e tij, ashtu siç i ishte premtuar nga zotëruesit.
“Paratë tuaja i ka dhe i ka bllokuar, grabitur Leo Smith-XUEX në këtë rast, TXEX më parë, GROKR”, shkruan ai.