Një delegacion i Forcave të Armatosura (FA) të Rumanisë, i udhëhequr nga Shefi i Shtatmadhorisë sëë FA-ve, gjeneral Xhorxhita Vlad, prej sot deri më 4 shtator, ndodhet për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takimin zyrtar midis Shefit të Shtatmadhorisë, gjeneral major Sashko Lafçiski dhe gjeneral Vladit, u konfirmua bashkëpunimi midis dy armatave, i cili gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti është vlerësuar si jashtëzakonisht i mirë dhe në nivel të lartë. U theksua veçanërisht bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e trajnimeve dhe ushtrimeve të kryera në kuadër të iniciativës B-9, si dhe në kuadër të aktiviteteve dypalëshe dhe rajonale, theksojnë në kumtesën e sotme nga Shtatmadhoria.
Gjatë takimit zyrtar, delegacioni rumun u informua me transformimin e Armatës, pjesëmarrjen e Armatës në misionet ndërkombëtare të NATO-s, OKB-së dhe BE-së, si dhe kapacitetet e poligonit ushtarak “Krivollak”. Përveç kësaj, u diskutua mbështetja e ndërsjellë në përmbushjen e objektivave të aftësive të NATO-s dhe përmirësimin e ndërveprimit, si dhe mundësia për rritjen ebashkëpunimit dypalësh, përfshirë bashkëpunimin në fushën e forcave speciale.
“Në kuadër të vizitës, gjenerali Vlad u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ku diskutuan për përkushtimin e të dy vendeve për forcimin e krahut lindor të NATO-s, situatën e sigurisë në rajon, si dhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh. Ministri Misajlovski me këtë rast theksoi bashkëpunimin jashtëzakonisht intensiv në mbrojtje, falë të cilit po forcohet ndërveprimi midis dy ushtrive aleate, dhe shtoi se pjesëtarët e RMV-së, si dhe më parë, do të vazhdojnë kontributin e tyre si pjesë e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Rumani”, theksojnë nga Shtatmadhoria.
Përveç takimeve zyrtare, gjatë ditës së sotme, siç është paralajmëruar, delegacioni rumun do të vizitojë edhe Batalionin e Forcave Speciale në kazermën “Ilinden” në Shkup, ku, siç theksohet në kumtesën, do të njihen me misionin, pajisjet dhe armatimin me të cilat disponon batalioni dhe do të marrin pjesë në një stërvitje demonstruese metodike të organizuar nga njësia.
“Gjatë ditës së nesërme, delegacioni rumun, në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, do të marrë pjesë në ceremoninë solemne për pranim dorëzim të detyrës së Komitetit menaxhues politiko-ushtarak dhe Komitetit koordinues të SEDM-së, si dhe shënimin e 26 vjetorit të themelimit të Brigadës për Evropë Juglindore (SEEBRIG), theksojnë nga Shtatmadhoria.
Theksohet se bashkëpunimi ndërmjet Armatës dhe forcat e armatosura të Rumanisë vlerësohet në nivel të lartë.