Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri.
Dr. Art Zylbeari doktoron në fushën e mjekësisë.
Sot, në hapësirat e Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, nën mentorimin e Prof. Dr. Milka Zdravkovska, u mbajt me sukses mbrojtja publike e disertacionit të doktoraturës ku kandidati dr. Art Zylbeari u vlerësua me notën maksimale 10 duke mar thirrjen doktor I Shkencave te mjeksisë.
Tema e hulumtimit “Lidhja e hiperhomocisteinemisë me presionin e gjakut te pacientët me sëmundje kronike të veshkave” trajton një nga sfidat më aktuale në shkencat mjekësore, duke ofruar qasje të reja dhe rezultate me rëndësi të madhe praktike për zhvillimin e mjekësisë moderne.
Ky sukses përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Dr. Art Zylbearin, por edhe një burim krenarie për qytetin e Tetovës dhe për të gjithë komunitetin akademik. Kontributi i tij pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e praktikës mjekësore dhe në avancimin e shkencës në vend.
Në fund të mbrojtjes, Dr.Arti apeloi para komisionit të vlerësimit, institucioneve kompetente dhe Ministrisë së Shëndetësisë që homocisteina të njihet si biomarker zyrtar dhe të përfshihet në analizat laboratorike e në institucionet shëndetësore të vendit.
Data 01.09.2025
Aktuale
- Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri Dr. Art Zylbeari
- Në Banjicë të Çashkës, nxënësit filluan mësimin në gjuhën shqipe
- Bujar Osmani nuk e mohon të ketë takuar Gruevskin: “Takimet e ministrave janë të klasifikuara”
- 221 bimë kanabisi dhe 108 fara të sekuestruara në Kurbin, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim
- Risi në shpërndarjen e skedarëve: Si Google po revolucionon mënyrën e ndarjes së informacionit
- Inteligjenca artificiale nga janari në shkolla, mësimdhënësit nisin trajnimin
- Dogana: Të ardhurat u rritën me 14.5 milionë euro ne gusht krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar
- VIDEO/ News24 rikthehet më i fortë. Rritje rekord shikueshmërie pas bllokimit arbitrar, flasin qytetarët