Për shkak të një zjarri në deponinë “Vardarishte”, i cili ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe një ndërtesë të vjetër, energjia elektrike është ndërprerë për përdoruesit e lagjes së Aerodromit dhe Lisiçes, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).
“13 zjarrfikës me pesë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë aktualisht. Linjat e transmetimit për Aerodrom dhe Lisiçe janë shkëputur për shkak të zjarrit”, thuhet në deklaratë.