Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Gjergj Araniti” në rrugën e pestë, në afërsi të një marketi në Sarandë.
Një motorr NAS 125 cc që drejtohej nga 26 vjeçari Perikli Naçi, banor i Sarandës ka goditur një grua e identifikuar si Shane Çela 64 vjeç banore e Sarandës. Nga goditja kanë ngelur të dy të dëmtuar. Menjëherë është bërë transportimi i tyre në urgjencën e spitalit. Sipas burimeve nga bluzat e bardha bëhet me dije se 64 vjeçarja Shane Çela nga giditja ka pësuar disa fraktura, thyerje të klavikulës së supit dhe për rrjedhojë është shtruar në pavionin e kirurgjisë. Njëherazi i plagosur ka ngelur edhe drejtuesi i motorrit 26 vjeçari Perikli Naçi. Nga rrëzimi i motorrit ai është goditur në kokë. Pas ndihmës parapeake në spitalin e Sarandës 26 vjeçari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës. Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e aksidentit shkuan në vend sherbimet e qarkullimit rrugor dhe po punohet për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti.