Listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” i është bashkuar edhe një emër i njohur në komunitet – humanisti dhe aktivisti logjistik i tre luftërave të Ushtrisë Çlirimtare, Afrim Ismaili.
Lajmin e ka bërë të ditur Mesut Bajrami, kryesuesi i këshilltarëve të pavarur i cili përmes një postimi theksoi:
Listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” i është bashkuar edhe humanisti dhe aktivisti logjistik i tre luftërave të UÇK-së, Afrim Ismaili.
Ne mundemi më shumë!
Pjesëmarrja e tij në këtë nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt bashkimit dhe forcimit të zërit shqiptar në Kumanovë.