Nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së dhe ministre e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, lidhur me skadimin e normës preferenciale për blerjen e një shtëpie të re, theksoi se nuk ka nevojë për një barrë shtesë mbi qytetarët.
“Ne ende po analizojmë, do të dalim me një vendim përfundimtar, besoj se nuk kemi nevojë për barrë shtesë mbi qytetarët, buxheti është siç është, mbledhja e të ardhurave është në një drejtim të mirë, gjithçka është sipas planit, kështu që në anën e shpenzimeve, po i kushtohet shumë vëmendje gjithashtu, dhe nga ana tjetër, veçanërisht atyre të rinjve, qoftë në mënyrë të pavarur që blejnë apartamente apo kur hyjnë në martesë me bashkëshortin/en, besoj se për momentin nuk ka nevojë për barrë shtesë mbi ta”, tha Dimitrieska Koçoska.
“Qeveria aktualisht po përgatit disa masa, ne do të dalim me disa propozime, por përsëri ato do të jenë afatshkurtra dhe na duhet një zgjidhje që do të jetë afatgjatë”, shtoi Dimitrieska Koçoska.