Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas arrestimit në Kroaci të një serbeje nga Mitrovica dhe partnerit të saj, pilot i Forcave Ajrore kroate, nën dyshimin për spiunazh në shërbim të Serbisë.
Ai tha se dyshimet lidhen me transmetimin e sekreteve tek Lista Serbe, gjë që sipas tij dëshmon se kjo parti po kryen spiunazh për Serbinë – vepër penale në Kosovë.
Gjinovci theksoi se kjo është mundësia më e madhe për t’i ndaluar veprimtarinë Listës Serbe, jo përmes KQZ-së, por përmes ligjit.
Postimi i plotë:
“Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Përveç policisë kroate, në hetimin ndaj tyre është përfshirë edhe Europoli. Dyshimet janë që piloti kroat i ka dhënë sekrete të dashurës së tij, e ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.”
Dmth Lista Serbe po kryen spiunazh për Serbinë. Kjo është vepër penale në Kosovë dhe kjo është mundësia me e ndalu veprimtarinë e kësaj partie në Kosovë. Jo përmes KQZ-së.