Orlin Vatashki është emëruar si anëtar i ri i Bordit Drejtues të UNIBanka AD Shkup dhe zyrtarisht që nga data 21.08.2025 është pjesë e ekipit drejtues më të lartë të Bankës.
Bëhet fjalë për një profesionalist kryesor bankar me më shumë se 20 vjet përvojë pune në sektorin financiar, një periudhë gjatë së cilës ka qenë në pozicione të shumta përgjegjëse drejtuese dhe ka përballuar me sukses të gjitha sfidat.
“Jam i nderuar nga besimi për t’u emëruar anëtar i Bordit Drejtues të UNIBanka AD Shkup. Me mirënjohje e pranoj përgjegjësinë, duke besuar se të gjithë së bashku, si kolektiv, kemi potencial të madh dhe mund të përmbushim misionin tonë. Përmirësimi i shërbimeve për klientët, krijimi i produkteve inovative, përmirësimi aktiv i dixhitalizimit të Bankës, si dhe përmirësimi gjithëpërfshirës i performancës së bankës janë segmente të punës që do të jenë në fokusin tim”, theksoi z. Vatashki.
Në karrierën e tij bankare deri tani, ai ka qenë pjesë e Banka Pireos Bullgari, Sofje, si Drejtor Departamenti në Drejtorinë e Kredive Problematike, pastaj në MKB Unionbank, Sofje, e cila është pjesë e Bayern LB Gjermani, si Drejtor i Departamentit të Kërkesave Problematike, dhe për të theksuar është edhe përvoja e tij në Banka e Parë e Investimeve, Sofje, si Drejtor i Drejtorisë së Aseteve Problematike.
Z. Vatashki në UNIBanka AD Shkup do të jetë përgjegjës për drejtoritë: Menaxhimi i Rrezikut, Financat dhe Kontabiliteti, Teknologjia e Informacionit, Sistemet e Pagesave, Menaxhimi i Vendosjeve Problematike, Operacionet me Karta dhe Administrimi i Kredive.
UNIBanka AD Shkup disa vjet rresht ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Edhe raporti i fundit financiar për semestrin e parë të 2025 tregon rritje të kreditimit dhe nivelit të depozitave, rritje të fitimit dhe pozicionim të lartë në segmentin e bankave të mesme. Aksionet e bankës janë disa vjet rresht mes atyre më të kërkuara në Bursën Maqedonase, gjë që është konfirmim i strategjisë së mirë, strukturës së shkëlqyer kadrore dhe në përgjithësi të funksionimit të suksesshëm të kësaj institucioni.