Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa pjesë të Azisë Juglindore.
Në Vietnam, shtatë persona humbën jetën, një person u zhduk dhe 34 u plagosën, raportuan sot mediat shtetërore.
Në disa pjesë të vendit, pothuajse 20 centimetra shi ranë gjatë natës dhe paralajmërimet për përmbytje mbetën në fuqi për disa zona bregdetare, raporton Associated Press./rtk