Sekrerari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët Gadaf Uzairi përmes një postimi ka denoncuar se Mickovski në një takim ka deklaruar: ‘Lufta e 2001 ishte pjesa e parë, tash ka ardhur koha ta luaj unë pjesën e dytë.’, shkruan Top24
Një shok i imi i afërt, që dikur ishte pjesë e Aleancës e sot funksionar i lartë në qeveri përmes VLEN-it, më tha diçka që më tronditi. Sipas tij, në një takim me disa ndërkombëtarë, Kryeministri Mickoski ka deklaruar: ‘Lufta e 2001 ishte pjesa e parë, tash ka ardhur koha ta luaj unë pjesën e dytë.’
Është alarmuese të shohësh se përfaqësuesit e VLEN-it, edhe pse e dinë këtë, ende qëndrojnë në një qeveri hapur anti-shqiptare, duke u bërë ortakë në cënimin e interesave tona kombëtare.
Ju bëj thirrje të reflektoni sa nuk është vonë, sepse ka jetë edhe pas Tetorit!
Përgjegjësia e tradhtisë nuk harrohet kurrë!!