Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot e prezantoi programin e tij të dedikuar për pensionistët. Ai tha se në Çair jetojnë mbi 7.400 pensionistë, të cilët sipas tij jetojnë në standarte të ulëta të jetesës, dhe për këtë nëpërmjet programit “Me zemër për të moshuarit”, ai parasheh që t’ua bëjë jetën më të lehtë të moshuarve. Osmani në programin e tij parasheh ekipe mobile per kujdes shëndetësor dhe social që do vizitojnë pensionistët në shtëpitë e tyre, mjek dhe infermier që do të kujdesen veçanërisht për ata të cilët jetojnë vetëm.parasheh kartela të pensionistëve të quajtura ‘vite të arta’.
BUJAR OSMANI, AKI
“Nuk mundet që komuna e Qendrës të ketë vizita shtëpiake për pensionistët dhe Çairi të mos ketë, nuk mundet që komuna e Aerodromit të ketë lojëra për pensionistë dhe Çairi të mos ketë, nuk mundet komuna e Karposhit të ketë transport sanitar dhe Çairi të mos ketë”.
Në anën tjetër, kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, gjatë ditës së sotme ka vendosur kurorë me lule pranë Pllakës përkujtimore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, me rastin e 115-vjetorit të lindjes së saj.
IZET MEXHITI, VLEN
“Nëna Terezë është simbol se të gjithë dallimet mes nesh janë të pa rrëndësishme po që se veprojmë si njerëz, ndërtojmë ardhmëri që Shkupi sërish do të njihet në mbarë botën si qendër e kulturës së lartë, arsimit të zhvilluar, qendër shkencore dhe teknologjike me prespektivë për të rinjtë dhe humanizëm”.
Mexhiti shtoi se e mbarë bota e njeh mirësinë dhe njerzillëkun e shqiptarëve të Shkupit sipas Nënës Tereze.
Anida Murati /SHENJA/