Në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës dashurinë për njeriun, humanizmin dhe përkujdesjen për më të dobtit.
Ai theksoi se emri i saj sot ndriçon në shumë kryeqytete të botës dhe në institucione të rëndësishme edhe në Shkup, si Universiteti “Nënë Tereza” dhe Qendra Klinike Universitare. “Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur e ndihmuar më shumë”, tha Ahmeti.