Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.
Në kuadër të vizitës, siç informuan nga kabineti i tij, janë planifikuar takime me eurokomisaren për zgjerim të BE-së, Marta Kos, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Komisionit evropian për zgjerim dhe fqinjësi lindore, Gert Jan Kopman.
Në takime, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për tema lidhur me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, agjendën reformuese të vendit dhe hapat e mëtutjeshëm në procesin e inkuadrimit në BE.