Policia e Tiranës ka arrestuar Marina Farën, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, pasi gjatë një kontrolli në zonën e Vorës është kapur me disa gramë kokainë.
E njohur edhe me emrin Roxhensa Kapurani, 39-vjeçarja u ndalua nga forcat e rendit dhe gjatë kontrollit i është gjetur lënda narkotike, çka çoi menjëherë në komunikimin e ndalimit dhe shoqërimin e saj.
Policia pritet të japë detaje të mëtejshme mbi ngjarjen dhe sasinë e saktë të drogës së sekuestruar.