Policia ka zbardhur identitetin e personit të arrestuar gjatë aksionit të befasishëm të zhvilluar sot në qendër të Korçës. Burime zyrtare konfirmojnë se i ndaluari është Ramadan Zoto, 43 vjeç, i cili u arrestua për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Zoto u kap me një pistoletë me fishekë në fole, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen urgjente të forcave operacionale, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të situatës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se aksioni policor në qytet është ende në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të tjera, në kuadër të një hetimi më të gjerë.