Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së fundit të ndodhur më 9 gusht, ku godinat e Focus Media News dhe Panorama Group i zaptuan nga forca të armatosura.
I ftuar në studion e News24, ai akuzoi Ardi Veliun, drejtuesin e shoqërisë KAYO, si përgjegjës kryesor të sulmit, duke ngritur shqetësime serioze për keqpërdorim të ushtrisë shqiptare dhe institucioneve shtetërore.
“Nuk mund të përdoret ushtria ndaj një media për ta sulmuar. Këto janë veprime që i ka bërë dikur Pinoçeti,” – deklaroi Bytyçi.
Sipas tij, akti nuk ishte spontan, por një veprim i planifikuar me regji dhe skenar të mirëorganizuar, duke akuzuar pushtetin se po përdor individë të caktuar si “vegla të verbra” për të shtypur zërat kritikë.
Bytyçi theksoi se sulmi lidhet drejtpërdrejt me misionin e News24 si media që i shërben interesit publik:
“Ky është një sulm për shkak të ndikimit që Neës24 ka te publiku. Në vitet e fundit, ky televizion është bërë një zë i së vërtetës,” – tha ai.
Bytyçi e quajti Ardi Veliun një ish-kryepolic të shndërruar në vegël të pushtetit, duke kritikuar ashpër përfshirjen e tij në veprimet kundër televizionit.
“Të vendosësh një njeri arrogant, me sytë e errur përballë ‘armikut’, siç e quan ai tjetrin që sulmon, është një arrogancë e planifikuar.