Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka ka reaguar pas lajmit të publikuar mbrëmjen e djeshme mbi zhdukjen e e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima.
Noka, në një postim në rrjetin social facebook, shkruan se policia e Shtetit nuk ndan asnjë hollësi për zhdukjen e tij pas telefonatës ku ai njoftonte familjen për arrestimin.
“Terr informativ që ngre një pikëpyetje të madhe në përfshirjen e shtetit në rrëmbim personi”, shkruan Noka.
Më tej ai thotë se Daniel Shima është lakuar si person në dijeni të zhvillimeve brenda institucionit, por nuk ka qenë objekt hetimi.
“ Ai është përfolur si person që drejtpërdrejt kërcënonte specialistët e teknologjisë së informacionit nëpër institucione, për të marrë prej tyre të dhëna shtetërore dhe për t’i vendosur ato në përdorim të patronazhistëve të PS-së”, vijon Noka në mesazhin e tij.
Reagimi
Së pari, uroj që ish nëndrejtori i AKSHI-t të jetë shëndoshë e mirë! Ende nuk dihet ç’ka ndodhur me të. Policia e Shtetit nuk ndan asnjë hollësi për zhdukjen e tij pas telefonatës ku ai njoftonte familjen për arrestimin. Terr informativ që ngre një pikëpyetje të madhe në përfshirjen e shtetit në rrëmbim personi.
Daniel Shima është lakuar si person në dijeni të zhvillimeve brenda institucionit, por nuk ka qenë objekt hetimi. Ai është përfolur si person që drejtpërdrejt kërcënonte specialistët e teknologjisë së informacionit nëpër institucione, për të marrë prej tyre të dhëna shtetërore dhe për t’i vendosur ato në përdorim të patronazhistëve të PS-së.
Mesa duket Shima është urdhëruar, përdorur dhe tani kërkohet heshtja e tij. Për disa, tenderat sekretë të AKSHI-t duhet të mbesin sekret. Miliardat e vjedhura nga narkokupola i janë vjedhur popullit shqiptar. Kjo nuk është çështje vetëm e opozitës, por e të gjithë shqiptarëve