Gazetari Nevrij Ademi i Tetovasot është thirrur sot në polici për t’u marrë në pyetje, një zhvillim që ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe personalitete publike.
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, reagoi me një mesazh ku theksoi rëndësinë e mbrojtjes së fjalës së lirë, duke cituar Winston Churchill:
🕊️ “A free press is the unsleeping guardian of every other right that free men prize.”
Në vijim të reagimit, Meidani shtoi:
“Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar.
Mbrojtja e fjalës së lirë është mbrojtje e vetë demokracisë dhe e dinjitetit qytetar.”
Ky rast po ndiqet me shqetësim nga gazetarët dhe organizatat e lirisë së medias, të cilat e shohin si një test për standardet demokratike dhe respektimin e të drejtave themelore në vend.