Gjeorgjievski, sot së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zëvendësministrin Gjoko Velkovski dhe deputetin Bekim Sali, bëmë inspektimin në terren dhe shpallëm projektin për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të bulevardit “Cvetan Dimov”.
Çdo ditë mbi 100.000 qytetarë e përdorin këtë rrugë që lidh Çairin, Butelin, Shuto Orizarin dhe Qendrën, por për fat të keq të gjitha premtimet e ish-kryetarëve kanë mbetur vetëm fjalë.
Pas fitores së madhe në tetor – me mbështetjen e të gjithë qytetarëve tanë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë e të tjerë – kjo do të jetë një nga detyrat tona të para!
Shkupi meriton një bulevard të sigurt dhe funksional, dhe kjo do të arrihet vetëm me punë serioze dhe përkushtim të madh.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti, ndaj jemi këtu për ta ndryshuar: për të vënë në funksion ndërmarrjet publike të lëna pas dore, për të pastruar deponinë në të cilën është shndërruar Shkupi, për të zgjidhur kaosin në komunikacion dhe për të sjellë zgjidhje të vërteta për një qytet të sigurt, të pastër dhe dinjitoz.
Shkupjanët nuk do të presin më – është koha për ndryshime që ndihen në terren. Është koha për një Shkup të ri, më të sigurt dhe më të bukur!
Data 12.02.2026
Aktuale
- Ramadani në mbështetje të Kasamit, i reagon Mislimi: Të shiti në zgjedhje!
- Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të
- Haqim Ramadani: Bilall Kasami nuk shantazhohet, ftoj shqiptarët të rreshtohemi pas tij
- LAJMI I FUNDIT| Qeveria formon grup pune për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Tërmetet në perspektivën Islame
- VIDEO/ Hipi në kullë dhe tentoi vetëflijimin pasi u pushua nga puna, zbret pas negociatave punonjësja 40-vjeçare e pastrimit! Çfarë thonë koleget e saj
- Limani ekskluzivisht për Shenja: Barrën e dështimeve të tyre nuk ua mbuloj unë!
- Kanabisi, Aliu: Kontrollet e jashtëzakonshme nisin prej sot


