Perimetri ishte siguruar me polici, e merimnga u lëshua në aksion për të pastruar terrenin nga ku zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski promovuan projektin për zgjërimin e bulevardit “Cvetan Dimov”.
Zv. Kryeministri Mexhiti njoftoi se projekti është i gatshëm. Tha se zgjidhja e këtij problemi të kahmotshëm do të kushtojë afër 10 milionë euro, nga të cilët shtatë për realizimin e projektit dhe tre për shpronësim dhe dëmshpërblim të qytetarëve.
Ai thase, do të merren të gjitha masat për zgjërim real të bulevardit. Tha se do të prishen vetëm disa terasa por deklaroi se për këtë, edhe qytetarët edhe investitorët kanë qenë të njoftuar me kohë, megjithatë tha se pavarësisht kësaj, qytetarët do të dëmshpërblehen.
“Bulevardi do të ketë gjashtë korsi do të ketë gjelbërim në mes, trotoare dhe stazë për bicikleta. Poashtu dmth i ndriçuar tërësisht dhe kjo mendoj se do e normalizojë komunikacionin në Komunën e Çairit sepse do duhet të lidhet edhe me qarkoren e Shkupit, pra qytetarët do të kenë mundësi të kenë qasje në të gjitha anët”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 12.02.2026
Aktuale
- Aktorja shqiptare padit institucionet për përdorimin e imazhit të saj nga ministrja virtuale Diella
- 15 shoferë arrestohen për një ditë
- Komuna e Çairit prezanton Planin Aksional për personat me nevoja të veçanta, theksohet bashkëpunimi me shoqatat
- 72-vjeçarja bie nga autobusi në Shkup, mjeti i kalon mbi këmbë, pëson lëndime të rënda
- Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ: Të rishikohet harta gjyqësore, centralizimi i gjykatave ka shkaktuar vonesa në shqyrtimin e çështjeve! Ja propozimi ynë
- Filkov: Zgjedhja e prokurorëve publik do të jetë proces i bazuar në merita, integritet dhe profesionalizëm
- ESHR konfirmoi parregullsi në punën e Arkivit Shtetëror
- (VIDEO) Mickoski e Fillkov bëhen bashkë në ironinë ndaj Kasamit


