Edon Zhegrova është kthyer në fiksim për Juventusin. Klubi italian vijon negociatat me Lill-ën për blerjen e kartonit të futbollistit shqiptar. Për këtë duhet fituar gara me Olimpik Marsej. Klubi francez i njeh mjaft mirë cilësitë e Zhegrovës dhe nuk mund të mungonte në garë, pasi sulmuesi qëndron si dëshirë prej kohësh.
Largimi nga Lil ndërkohë është i pashmangshëm. Duke pasur edhe vetëm 1 vit të mbetur kontratë, si edhe në mungesë të rinovimit, Lil nuk mund t’i rezistojë ofertave.
Zhegrova nuk luan prej kohësh me Lill-ën. Dhe do të jetë garë mes Juves dhe Marsejës për të fituar shërbimet e tij.