Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti shkruan se nevojitet bashkim mes të gjithë shqiptarëve. Sipas tij kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimi evropian.
“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane.
Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.
Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Ahmeti.
Data 18.08.2025
Aktuale
- “Në zyrë nuk gjeta asnjë dokument!”- Agresioni ndaj News24, Ahmataj: Dosjet e mia ishin shpërndarë! Drejtuesit e TV s’më kanë censuruar asnjëherë
- Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Gjykata cakton masat e sigurisë për katër të arrestuarit
- Të mos pengohet qasja e automjeteve për grumbullimin e mbeturinave
- Mickoski: Ushtria është garanci për zhvillimin e popullit
- Klevis Balliu për sulmin ndaj News24: Po mbyllin fjalën e lirë, është një gjenocid ndaj mediave
- “Shndërrimi” i Frontit Europian në “AKI”, Mexhiti: Nuk ua mbaj më mend emrat, kanë problem me identitetin
- Siljanovska-Davkova: Bllokimi i integrimit evropian paraqet rrezik serioz për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në
- DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme në Maqedoni