Gjatë muajit qershor të vitit 2025 janë dhënë 213 leje ndërtimi, që është për 15.1 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 857 279 mijë denarë, që është për 47.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 120 ( 56.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 37 ( 17.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 ( 26.3 %) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 213 të objekteve, tek 110 ( 51.6 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 103 ( 48.4 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 260 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 680 m2.
Në qershor të vitit 2025:
- Më tepër leje ndërtimi, 120, janë dhënë për ndërtime të larta, .
Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e Skupit ,57 .
Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 260 banesa.