Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar se një zjarr i madh ka shpëthyer në Jazhicë, që ka shkaktuar edhe mbylljen e vendkalimit kufitar.
“Drejtori Muhamed Ali dhe komandanti i Brigadës nga vendngjarja po koordinojnë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit që shpërtheu në Jazhincë.
Të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbrojtur pronat e qytetarëve.
Në rrugë drejt ndërhyrjes janë edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i MPB-së.
Rruga drejt vendkalimit kufitar Jazhincë (me Kosovën) është e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm.
Ju behët thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të lirojnë rrugët për automjetet e shërbimeve të emergjencës”, thuhet në njoftimin e QMK-së.
Data 13.02.2026
Aktuale
- Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa rrugë
- Vjen edhe reagimi i Albatros Rexhajt pas incidentit në studio me Buzhalën
- Si do të ndikojnë reshjet e shiut dhe temperaturat në fundjavë?
- “Më p*rdhuanuan”- E reja nga Suedia denoncon tre turq, policia i arreston! Çfarë ndodhi në apartamentin me qira në Tiranë
- Skandal me VAR-in – Barcelona shqyrton ankesë formale
- Foda: Ne do të luftojmë për vendin e dytë
- Theu masën e arrestit shtëpiak dhe dhunoi një mjek, pranga 28-vjeçarit në Tiranë
- Propozimi për Ligjin e Ri për Arsimin e Lartë: Mes Diskursit të Reformës dhe Realitetit Kushtetues


