Rrafsh 11 orë pasi e shpalla kandidaturën time për kryetare të Komunës Qendër, policët trokitën në derën time. Kështu nis reagimin e saj kandidatja e pavarur për Komunën Qendër, ish-kryetare e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, ndërsa ka akuzuar pushtetin për presion policor, shkruan gazeta KOHA.
“Mbrëmë në orën 20:30 dy policë më kanë kërkuar për të më dorëzuar një kallëzim penal, por unë nuk isha në shtëpi. Sot në mëngjes menjëherë shkova ta marr Thirrjen nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për të parë se për çfarë bëhet fjalë. Më thërrasin për bisedë më 19 gusht. Unë nuk kam çfarë të fsheh, kam ndërgjegje të pastër dhe nuk kam frikë nga asnjë kërcënim, goditje e ulët apo presion. Qëllimi im është jetë dinjitoze në Qendër dhe beteja jonë së bashku me TË PAVARURIT SË BASHKU është rezistencë ndaj antivlerave të vendosura të korrupsionit dhe klientelizmit që na sollën në këtë situatë”, ka shkruar Ivanovska.
Ne, vijon më tej ajo, me mbështetjen tuaj, do t’ia kthejmë fuqinë qytetarëve dhe dinjitetin e tyre, sepse institucionet duhet të na shërbejnë ne, e jo qendrave interesi i të cilave është fitimi. “Unë me kohë do t’ju informoj për situatën lidhur me këtë kallëzim penal, por sigurisht adresa për informim është edhe Prokuroria Themelore Publike Shkup si institucion kompetent”. (koha.mk)