Qeveria ka publikuar listën e operatorëve ku studentët do të mund të përdorin vauçerët për të blerë pajisje elektronike, përcjell TV21. Paraprakisht, Kuvendi miratoi ligjin për dhënien e vauçerëve prej 250 eurosh (15.300 denarë) për blerjen e pajisjeve elektronike, laptop, tablet apo kompjuter personal, për të gjithë studentët deri në 29 vjeç të regjistruar në studime bachelor në vitin akademik 2025/2026, në universitete publike ose private.

Për këtë masë nga buxheti i shtetit janë ndarë 850 milionë denarë për 55 mijë studentë. Vauçeri nuk u takon studentëve të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve. Shpërndarja e tyre pritet të nisë në shtator, pasi studentët të kenë regjistruar semestrin.