Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se do të investohen mbi 70 milionë euro në ndërtimin e Qendrës Klinike në Tetovë.
“Mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike moderne të Tetovës.
Sot, bashkë me ministrin Azir Aliu dhe drejtorin Erzen Elezi, hodhëm hapin e parë drejt modernizimit të plotë të këtij kompleksi shëndetësor, ku do të fillojë një epokë e re për qytetarët tanë.
Komuna e Tetovës do të japë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor.
Nga errësira e dështimeve të së kaluarës, drejt një të ardhmeje që VLEN.
Sepse ja VLEN për Tetovën!”, ka shkruar Kasami.
Data 13.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Gjorgjievski paralajmëron heqjen e “Ali Tobakos” nga trotuari në Bit Pazar
- Protesta e 10 shkurtit, Gjykata jep masat për 7 të miturit! U akuzuan për sulm me molotov
- Jep dorëheqje një nga avokatet më të fuqishme në botë, i zbulohet lidhja me Epstein
- Indeksi i kostos së jetesës në RMV në janar të këtij viti shënoi rritje vjetore prej 3.2 përqind
- Filloi rikonstruimi i rrugës “Ferid Murat” në Çair, premtime të reja edhe për zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov”
- Ali Ahmeti bën thirrje për pjesëmarrje në marshin për drejtësi në Prishtinë për udhëheqësit e ish-UÇK-së
- Gramsh, gjyshja denoncon humbjen e mbesës 14-vjeçare, nisin kërkimet për të miturën!
- Izraeli planifikon të kufizojë hyrjen në Xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit


