Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, në rrjetin social facebook, ka shkruar se sonte Shkupi, për një natë, u shndërrua në skenë ku talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm.
“Sonte, Shkupi u bë qendra e një ngjarjeje të veçantë, duke shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, një moment historik që vulosi paqen, garantoi barazinë dhe hapi një kapitull të ri bashkëjetese mes komuniteteve të vendit. Për një natë, kryeqyteti u shndërrua në skenë ku talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm.
Kjo gala madhështore, me pjesëmarrjen e yllit me famë botërore Ramë Lahaj dhe në bashkëpunim me Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u organizua për të nderuar këtë ditë të rëndësishme. Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri vetë Marrëveshja e Ohrit para 24 vitesh, duke e shndërruar koncertin në një festë të vërtetë të paqes dhe harmonisë”, ka shkruar Mexhiti.
Data 15.08.2025
Aktuale
- Fondacioni Dr. Verica Mehanxhi dhe kompania Zegin donuan një aparat të destinuar për personat me çrregullime nga spektri autistik
- QMK: Zjarr i madh në Jazhincë – rruga drejt vendkalimit kufitar e mbyllur
- Sulmet ndaj News24, reagon OSBE: Ndërprerja e punës së Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese
- Revolucioni i shtëpive inteligjente: Apple sjell robotin e saj të ri dhe sistemin e sigurisë
- Mickoski: Kurrë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në
- Zgjedhjet/ Mbi 250 portale janë paraqitur për program të paguar politik
- Mickoski: Çmimet në restorante do vazhdojnë të rriten sa kohë ka klientë
- Zaptimi i godinave të Focus Media News dhe Panorama Group! Ekrem Spahiu: Po tentohet të asgjësohet kompleksi mediatik dhe karriera e shumë gazetarëve