Lotoja nuk është thjesht një lojë fati – ajo është pjesë e traditave familjare, histori personale, por edhe rituale simbolike përmes të cilave datave të lindjeve dhe ngjarjeve të rëndësishme familjare u japim një vlerë shtesë, duke i shënuar si numra të fatit që, ndoshta, do të na sjellin edhe një fitore. Shumica e përbërjeve përfshijnë data të rëndësishme, ditëlindje të të afërmve, përvjetore, apo numra që mbajnë simbolikë personale dhe familjare. Çdo kombinim lotoje mbart më shumë se një histori. Çdo zgjedhje e një kombinimi me 7 numra është një ritual argëtues për të ndezur shpresën përmes një loje të përfshirë me ëndërra dhe pritje për shortin.
Nuk do të gabojmë nëse themi se me një pagesë prej 30 denarësh për një kombinim lotoje me 7 numra, ne po blejmë momente të mbushura me shpresë. Vetëm pyetja: “Po sikur…?”, na fut në ëndërrime dhe na ngjall emocione të bukura. Që nga momenti kur u besojmë numrave të fatit ëndrrat tona, deri në momentin e shortit, ne jemi të shoqëruar nga mendime pozitive.
Me fatin nuk dihet kurrë.
Edhe pse 30 denarët e hedhur mund të mos na sjellin fitore, zinxhiri i shpresës vazhdon me pjesëmarrjen në shortin e ardhshëm. Nuk ka zhgënjim, asnjë mënyrë më e lirë për të blerë momente shprese dhe ëndrrash, përderisa loja bëhet me moderim dhe për argëtim.
Që nga viti 2010 e deri më sot, çdo të mërkurë dhe të shtunë, mijëra qytetarë në të gjithë vendin e ndajnë të njëjtën emocion – ndjenjën e shpresës, pritjes dhe gëzimit të mundshëm. Loto 7 e Lotojës së Shtetit është loja më e njohur e fatit, e cila vazhdon traditën familjare të krijimit të kombinimeve me numra të fatit, ndarjes së shpresave dhe planëve, dhe sigurisht, ndarjes së gëzimit kur vjen fitorja. Nga viti 2011 deri në 2024, janë arritur 28 fitore të mëdha (7-ka), të festuara në Bitollë, Kumanovë, Kërçovë, Kavadarci, Shënkollë, Tetovë, Strumicë, Negotino, Kumanovë, Ohër dhe në Shkup (në lagjet: Qendër, Gazi Babë, Kisellë, Çair dhe Vizbegovë). Fitoreja më e madhe deri më tani ka sjellë mbi 1.7 milionë euro për vetëm 10 kombinime (300 denarë), të fituara vitin e kaluar në Ohër.
Gjatë viteve, “7-ka e Lotos” është bërë simbol i fatit. Një “fitore lotoje” është diçka që shpesh e urojim vetes apo të afërmve tanë, ose e përdorim si shprehje për sukses të madh: “Si 7-ka e Lotos!”.
Kur i pyetëm fituesit e 7-kave – “Si është ndjenja kur e kupton që ke fituar?”, të gjithë pajtoheshin se në momentin e parë, gëzimi është i njëjtë, pavarësisht nëse fitorja është e vogël apo e madhe. Ndjenja për përfitimet dhe përgjegjësitë e një fitore të madhe vijnë më vonë. Të gjithë besojnë se në fatin duhet të kesh besim dhe t’i japësh një shans numrave të fatit.
Lotoja është një traditë që kalon brez pas brezi dhe ruajnë të njëjtat vlera, nga koha e fletëve të shënuara me dorë, deri në epokën dixhitale dhe mundësinë e pjesëmarrjes online.
Qëllimi i këtij teksti është t’ju kujtojë të kontrolloni nëse në familjen tuaj dikush ruaj një fletore me kombinime të shënuara me kujdes, apo bileta të vjetra lotoje që presin t’u jepet një shans. Ndoshta tradita familjare e lotos ekziston tashmë te ju, ose do të fillojë me ju!
Lotoja e Shtetit, si organizator i përgjegjshëm i lojërave të fatit për qytetarët mbi 18 vjeç, respekton traditat dhe vlerat familjare. Loto 7 është krijuar sipas standardeve evropiane më të larta dhe është e përshtatur me kërkesat e tregut vendor. Pjesëmarrja është e mundshme në më shumë se 300 pika shitjeje në të gjithë vendin, ndërsa mund të luani edhe online në www.loto.mk. Shortet transmetohen live çdo të mërkurë dhe të shtunë në TV Kanal 5, nga ora 20:00.
Me çdo kombinim prej 30 denarësh, ju:
Jepni një shans fatit tuaj.
Ndani shpresa dhe emocione me të afërmit.
Kontribuoni në projekte të dobishme për shoqërinë (arsimi, kultura, sporti, mjedisi, etj.).
Luaj me përgjegjësi – për veten, familjen dhe shoqërinë! 🍀