Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka rikujtuar ngjarjet e Lubotenit, ku në mënyrë mizore u vranë 10 civlë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 6 vjeçar.
Ahmeti shkruar se kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.
“Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç.
Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës së pastër të UÇK-së.
Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.
Lavdi të rënëve të Lubotenit!”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Data 12.08.2025
Aktuale
- Ndiqte ish të dashurën, arrestohet 29-vjeçari
- Ahmeti: Angazhohemi për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë
- Krerët e VLEN-it bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Luboten
- Situatë dramatike nga zjarret në Gramsh, raportohet për 1 viktimë dhe disa persona të djegur nga flakët! Ja si është gjendja e të lënduarve
- Mbështetje për familjet në rrezik social, subvencione për pajisje klima dhe fatura të rrymës
- “Kompetencat”, Aliu: Stomatologot për licenca do të aplikojnë në Ministrinë e Shëndetësisë
- LIVE/ Pas zaptimit dhe plaçkitjes të News24, hiqet me vinç logo e televizionit jashtë ambienteve të godinës
- Vrasja e Enver Bajraktarit dyshohet se ndodhi për çështje pronësore!