Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare verilindore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 31 deri në 38 gradë Celsius.
Edhe në Shkup do të jetë me diell dhe nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare verilindore. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius.
Nën ndikimin e një mase ajri shumë të ngrohtë nga jugu, nesër dhe gjatë gjithë javës së ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me rritje të temperaturës ditore. Sidomos nxehtë do të jetë nga e diela kur temperatura ditore do të jetë mbi 30 kudo, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius.