Ali Maksuti
Rrjedhat ekonomike dhe sociale çdo herë janë varur nga ndryshimet dhe revolucionet e ndryshme, qofshin ato sociale, industriale, shkencore apo fetare. Në kohët post moderene dhe dekadat e fundit intelegjenca artificiale -IA po e bën të njejtën dhe ka potencial t’i ndryshojë ekonomitë e vogla dhe në zhvillim nëpërmjet shtimit të produktivitetit, transformimit të sektorëve (administrata, bujqësi, shërbime), përmirësimit të shërbimeve publike dhe nxitjes së investimeve të huaja dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë edhe në rrjedhat dhe ndryshimet ekonomike. Themi ndryshimet ekonomike, jo vetëm zhvillim ekonomik, sepse mund të ketë edhe pasoja për vende dhe shoqëri të ndryshme të cilat nuk përshtaten me ndryshimet teknologjisë moderne, digjitalizimin dhe intelegjencën artificiale. Dhe kjo mos përshtatje në të njejtën kohë sjell rreziqe: zhvendosje punësimi (veçanërisht punë rutinë), pabarazi aftësish, koncentrim i përfitimeve tek firmat kapitale-intensives dhe sfida rregullatore / etike. Për Maqedoninë e Veriut, ndikimi real do të varet nga shpejtësia e adoptimit të teknologjive, niveli i aftësive dixhitale, infrastruktura e të dhënave dhe politika publike, dhe patjeter që do të ketë ndikim në rrjedhat ekonomike dhe sociale të vendit.
Kanelet kryesore të ndikimit ekonomik prej intelegjencës artificiale, në vendet në zhvillim siç është Maqedonie e Veriut, do jetë produktiviteti i firmave vendore, ku automatizimi i proceseve rutine i punëve në firma të vogla dhe të mesme dhe përdorimi i intelegjencës artificiale (IA) për optimizim ( mirëmbajtje parashikuese, optimizim të zinxhirit të furnizimit, analizë të klientëve dhe furnitorëve ) do të rrisin outputet për punëtorë dhe do të ulin shpenzimet mesatare për çdo vitë, apo edhe periudha më të shkurtëra kohore. Një kanal tjetër i rëndësishëm që IA do të ketë ndikim në ekonominë e vendit është transformimi i tregut të punës, ku do të ketë një zhvendosje lart prej detyrave riprodhuese, si rritja e kërkesave për aftësi digjitale, analizë të dhënave nga bazat e besuara të brendshme, inxhinering ML/IA etj.Gjithashtu kanal tjetër i rëndësishëm është rritja e sektorëve të shërbimeve me potencial të lartë fitimi, ICT/outsourcing ku firmat lokale mund të ofrojnë shërbime të avancuara edhe për tregun global, pastaj në sektorin e bujqësisë , si sektor i rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë së Veriut , instalimi i një rrjeti të rëndësishëm digjital për analiza parashikuese që rrisin rendimentin dhe ulin humbjet sidomos nga kushtet klimatike ( vendet e BE-së tash më e kanë këtë). Sektori i shëndetsisë, arsimit edhe administrata publike ku me inkorporimin dhe përshtatjen e intelegjencës artificiale në këto sektorë , drejtpërdrejtë ndikon edhe në ndryshimet pozitive ekonomike dhe sociale të vendit, ku nëpërmjet këtyre kanaleve shërbimet shëndetsore të jenë më të avancuara, shërbimet adminsitrative me instalim të digjitalizim të shërbimeve, përveç uljes së kostove, do të ketë edhe ndikim në uljen e korupcionit, dhe në arsim që është i domosdoshëm përshtatja e kuadrove të reja me tregjet globale. Me përshtatjet e reja në tregun e vendit, si të punës, edhe të produkteve dhe shërbimeve, si në sektorin privat edhe atë publik, ndikon edhe rritja e investimeve të huaja edhe rritja e tregtisë ndërkombëtare, ku firmat e huaja, kërkesën më të madhe e kanë në ekosistemin që përshtatet me formatin e digjitalizimit dhe përdorimit të avancuar të IA, por edhe firmat e vendit duke iu përshtatur këtyre ndryshimeve teknologjike dhe digjitale, më tepër kanë shansë të futen në tregjet ndërkombëtre. Dhe gjithë këto kanale, kanë efekt afatshkurt makroekonomik ku rritja e produktivitetit të jetë reale por me presion për pagat e vendit, dhe afatmesme por edhe afatgjate ka potencial për rritje të BPK-bruto produktit kombëtarë nëse përshtatet dhe shtohet aftësia për inovacion dhe adoptim të IA.
Në këtë proces të përshtatjeve, për vendet në zhvillim, edhe për Maqedoninë e Veriut, është avanztazh relativ në fillim, ku do të kishte ndikim drejpërdrejtë në kosto më të ulët të punës me një popullatë të arsimuar mesatarisht, me pozicion gjeografik të përshtatshëm me tregjet e BE-së, por edhe aziatike ( sidomos për shërbime profesionale ) , ekosistem IT në rritje, shpejt krijohen lidhje mes universiteteve, bizneseve, politikës , kulturës etj. Por, në këtë proces përshtatje, duhet patur parasysh edhe reziqet dhe menaxhimi i kësaj përshtatje me ndryshimet globale, pasi Maqedonia e Veriut është një vend në zhvillim, me politika të brishtë të brendshme, herë pas herë me probleme me fqinjët, sidomos të aspektit politik, fokusi duhet të jetë në eliminimin e rreziqeve reale. Ku këto rreziqe reale për vendet si MV, janë pabarzitë e aftësëvie të marrura nga arsimimi në raport me vendet e BE-së , vendet e Azisë , SHBA-ve etj, ku fokusi të jetë në vendosjen e programeve shkollore, mësimeve alternative të çertifikuara, skema të subvencionimit për përshtatje digjitale, sidomos të IA-së, nxitje të start-up bizneseve nëpërmjet granteve të vogla , politikave fiskale për IA-të në fillim të përshtatshme për tu futur në treg ndërkombëtarë. Gjithashtu fokus të veçantë në procesin e përshtatjeve për IA-në, është fokusi në privatësinë e të dhënave, ku kuadri ligjor dhe sistemi ligjor të krijoj standarde të larta për mbrojtjen e të dhënave dhe përdorim të të dhënave.
Nga hulumtime te fundit , ku përshtatja në intelegjencën artificiale dhe ndikimi i saj në rrjedhat ekonomike dhe sociale është i shpejtë, dhe për të patur sukses një vend në zhvillim , ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, duhet krijuar një strategji kombëtare, ku efekti pozitiv të jetë brenda 5 viteve. Dhe kjo strategji kombëtare ( duke përfshi etikë, siguri dhe zhvillim ) të hartohet për realizim brenda 3-5 vjet me objektiva konkrete, duke rrit numrin e profesionistëve çdo vitë nga 12-15% të përshtatur me kërkesën në treg, rritje të kompanive të vogla dhe të mesme që adoptojnë teknologjitë e ndryshme të përshtatura me tregjet botërore për çdo vit nga 15-18%, investim dhe inkorporim e përshtatjeve digjitale për programet ekzistuese në arsim, duke filluar nga ai fillor, të mesëm dhe universitar dhe duke futur programe të reja të ndërlidhura më kërkesat e tregjeve, si të vendit dhe ato ndërkombëtarem si dhe subvencionime për punëtorët ekzistues nëpërmjet projekteve ko-financim privato-publik për përshtatje. Por, edhe duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe sidomos me vendet e BE-së, sidomos në përfshirjen e vendit në projektet R&D të BE-së.
Digjitalizimi dhe IA ofron mundësi të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut për të rritur produktivitetin sidomos të firmave të vogla dhe të mesme, për të nxitur eksportin e shërbimeve digjitale, por jo vetëm, si dhe për të përmirësuar shërbimet publike — por përfitimet nuk janë të automatizuara: kërkojnë investim në aftësi, infrastrukturë, kuadër ligjor dhe politika që të shpërndajnë përfitimet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ashtu siç ceka më lartë. Prandaj , prështatshmëria dhe hapat sa më të shpejtë që të bëhen në këtë proces , aq edhe më përafër tregjeve globale do të jetë Maqedonia e Veriut.