Është anuluar seanca e parë kundër ish-drejtorit të Klinikës së Geriatrisë në Shkup, Muhsin Arifi, i cili akuzohet për marrje të ryshfetit nga një grua që dëshironte që një anëtar i familjes të pranohet në spital. Gjykatësja Lenka Davitkova nga Gjykata Penale shtyu seancën e sotme për shkak të mungesës së avokatit të Arifit, i cili u soll në seancë nga burgu i Shuto Orizarës. Në sallë ishte i pranishëm edhe bashkëpunëtori i tij, kujdestari Blerim Amiti, i cili i ka marrë paratë në emër të Arifit. Bëhet fjalë për 20.000 euro. Seanca e radhës është caktuar për në fund të gushtit. /Alsat.mk
Data 08.08.2025
Aktuale
- DAP nga ankandet elektronike ka arkëtuar në Buxhetin e shtetit 314 230 euro
- Operacioni i SPAK: Në kërkim presidenti i klubit të futbollit “Erzeni” dhe pronar i resortit luksoz në Xhafzotaj, Julian Balla
- Një investim i madh: Apple përballet me sfidat e tarifave për çipat e importuar
- (VIDEO) Muhamed Murtezi, bartës liste i VLEN-it në Çair
- BDI: Diskriminim i hapur ndaj shqiptarëve në M-NAV. 14 maqedonas dhe 2 shqiptarë! Vendpune për djalin e deputetes Koxhaxhiku
- Çair/ Mexhiti: Bujar Osmani, në shtëpi pa leje
- Çfarë nënkupton aktgjykimi i Kushtetueses për demokracinë në Kosovë?
- SPAK shkatërron rrjetin shqiptar të kokainës: 17 tonë drogë, 16 masa sigurie, ja kush janë emrat e grupit kriminal