Në prag të përfshirjes në zonën e pagesave SEPA (Zona Unike e Pagesave në Euro për persona fizikë dhe juridikë), duke ndjekur kërkesat e klientëve si dhe rekomandimet e Bankës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, UNIBanka AD Shkup ka bërë ndryshime në tarifat e pagesave ndërkombëtare përmes SEPA, njëkohësisht duke ulur edhe tarifat për shërbimet në sistemin MIPS, si për persona fizikë ashtu edhe juridikë.
Me këtë vendim, banka tregon përshtatshmëri ndaj nevojave të klientëve, duke ndjekur dhe respektuar rekomandimet institucionale.
Për klientët juridikë, tarifat mesatare për pagesat në SEPA janë ulur disa herë në krahasim me tarifat ekzistuese, duke i përshtatur edhe tarifat në paketat e ofruara për juridikët, duke i bërë ato edhe më tërheqëse për klientët.
Paketat për persona juridikë dhe fizikë përfshijnë shërbimet bankare dhe pagesat më të përdorura në një çmim të vetëm, të përshtatura sipas nevojave dhe madhësisë së klientit.
Për persona fizikë, transfertat kreditore në SEPA fillojnë nga 1 euro, ndërsa banka nuk parashikon tarifa për depozita, duke përfshirë edhe pagat dhe pensionet nga jashtë vendit.
Përfshirja në SEPA do të mundësojë ekzekutimin më të shpejtë, më të lirë dhe më efikas të pagesave në euro, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkufitar. Banka aktualisht po punon me intensitet në të gjitha proceset e nevojshme për t’u mundësuar klientëve të saj shërbimin e transfertave kreditore SEPA, i cili do të fillojë më 7 tetor 2025, datë nga e cila hyjnë në fuqi edhe ndryshimet në tarifa.
Janë zbatuar edhe ulje të tarifave për transfertat kreditore në llogari të bankave tjera përmes sistemit të pagesave MIPS, me ulje deri në 40% për transfertat e kryera përmes bankarisë elektronike.
Me ndryshimet në tarifat, UNIBanka mbështet digitalizimin e qarkullimit të pagesave në vend, nxit qytetarët dhe kompanitë të kalojnë në pagesa elektronike dhe kontribuon në krijimin e një qarkullimi pagesash më efikas dhe më të lirë. Kjo konfirmon që ajo është një bankë moderne europiane dhe partner e klientëve të saj në çdo fazë të zhvillimit të tyre, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.