Personi në foto është 50-vjeçarja Nexhmie Sula, e cila ditën e sotme u godit disa herë me thikë nga djali i saj, në Maqellarë të Dibrës.
Sula, e cila drejton shkollën 9-vjeçare në fshatin Pocest, është dërguar në spital me disa plagë në trup, pasi i bir e ka goditur 7 herë gjatë një konflikti familjar.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar djalin që bëri plagosjen, ndërkohë, Nexhmie Sula është dërguar urgjentisht në spitalin e Traumës në Tiranë.
Djali i saj, i riu me iniciale L.S., 25-vjeç, mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.
Sipas burimeve pranë familjes, ai përballej prej kohësh me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës.