Mujo Ferhati rreth 60 vjeç duke udhëtuar në aksin rrugor drejt fshatit Pluk me biçikletë, në kushtet e errësirës është përplasur nga një makinë me targa AA 529 LD.
Nga përplasja Ferhati ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore dhe ekzaminime. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për të dokumentar rastin ndërkohë që edhe disiplinimi i trafikut në kushte errësire të plotë
Sipas policisë së qarkullimit, drejtuesi i mjetit kur e ka parë përpara personin me biçikletë është munduar ta shmangë, por pavarësisht kësaj e ka prekur dhe 60-vjeçari ka përfunduar në kanalin anës rrugës.
Theksojmë se aksi rrugor nga fshati Pluk deri në rrethrrotullimin e autostradës është pa ndriçim dhe tepër i vështirë për t’u përshkuar pasi personat që udhëtojnë me biçikleta janë të shumtë.