Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar në automjet me pistoletë me municion luftarak.
Në pranga ka rënë i riu Orgest Grrica, i cili u kap teksa udhëtonte me kamionçinë tip “Benz”, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Bulqizë, operacioni policor i koduar “Krasta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj me 10 fishekë dhe automjeti.
Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.