Ndërkohë pas përplasjes Mickoski- ASH në Kuvend, koalicioni VLEN thotë se Arben Taravari u ka borxh votuesve përgjigje në pyetjen: Çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski dhe pse e luste që ta marrë BDI-në në Qeveri? Vlen thotë se Travari ua ka borxh përgjigjet qytetarëve, të cilëve ua kërkoi votën për ndryshimin e së keqes të quajtur BDI pak muaj më parë. “Sot më nuk ka asnjë dyshim se plani i Artan Grubit dhe Arben Taravarit ka qenë i qartë të rrëzohet VLEN-i si përfaqësues i vullnetit të shqiptarëve dhe të kthehet BDI në pushtet nga dritarja, pasi populli e kishte nxjerrë nga dera”, reagon VLEN. Koalicioni në pushtet pyet Taravarin edhe për çështjen e “Gjoka Construction ”, duke theksuar se Taravari përfundoi në prehrin e Ahmetit, Bexhetit, Xhaferit, Osmanit dhe gjithë kastës politike që për 20 vjet e sundoi këtë vend, por nuk zgjidhi asnjë hall të shqiptarëve. /Alsat.mk
Data 16.02.2026
Aktuale
- Ditët vendimtare për katërshen e UÇK-së, sot flet avokati shqiptar
- Shqipëri–Greqi, takim mes Andis Sallës dhe Haris Theoharis për rritjen e eksporteve shqiptare
- Departamenti i Drejtësisë i SHBA publikon listën me emra nga dosjet e Jeffrey Epstein
- Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh, si ka ndryshuar demografia në 10 vite
- Arlinda Pogaj, 1.9 milionë Euro për të vrarë mizat, tenderë të mbivendosur dhe me ‘flamur të kuq’; dhe SPAK që fle mbi dosje
- Shtrenjtohet edhe ‘rampa’ në QKUK: Nga 50 cent në 1 euro
- Kryetari Rama: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin për Buxhetin nëse nuk përfshihet ai i Prishtinës
- Arrestohet sapo zbret në aeroport, ish-futbollisti i Liverpoolit, dërgohet në paraburgim…


