Maqedonia është e para në Evropë për nga sipërfaqja e territorit të djegur. Kjo nuk është statistikë. Kjo është një tragjedi kombëtare dhe një fatkeqësi natyrore. Një pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë, neglizhencës dhe dështimit të plotë të qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit në përballimin e zjarreve, reagojnë nga LSDM.
“Statistikat evropiane janë shkatërruese. Pasi OBRM-PDUKM erdhi në pushtet, në vitin 2024, u dogjën 95,181 hektarë pyje, kullota dhe burime natyrore – tetë herë më shumë se mesatarja në 17 vitet e fundit! Dhe këtë vit katastrofa vazhdon. Zjarre të shumta në muajt e fundit kanë shkatërruar vendin.
Mickoski premtoi se këtë vit shteti do të jetë i përgatitur, se do të ketë organizim dhe koordinim për t’u përballur me zjarret. Asgjë nga kjo, nuk ka organizim, as sistem, as pajisje të reja, as zjarrfikës më shumë, nuk ka asgjë.
Më shumë se 20% e pyjeve dhe kullotave maqedonase janë shndërruar në hi. Këto janë mijëra hektarë pemë të shkatërruara, gjelbërim, pasuri natyrore dhe dëmtime të përhershme ekologjike. Brezat duhet të jetojnë me pasojat e kësaj neglizhence. Kush në qeveri do të jetë përgjegjës për katastrofën me zjarret në të cilat u dogjën 20% e territorit? Kush do të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin që mbetet”, pyesin nga LSDM.