Kanë vazhduar reagimet e Mesut Bajramit një nga themeluesit e Alternativës dhe anëtar i Kryesisë Qendrore ndaj krerëve të partisë.
Më poshtë shkrimi i plotë i Bajramit:
Unë, Mesut Bajrami, anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, nuk mund të hesht përballë shpifjeve të ulëta që vijnë nga Iblisi – Zeqirija Ibrahimi – dhe shoku i tij i interesave të ngushta.
Thonë se po e ngre zërin për interesa personale?
Po kush tjetër përveç jush ka jetuar me rrogë nga buxheti i partisë që nga dita e parë e themelimit e deri sot, ndërsa unë kam dhënë gjithçka pa kërkuar asgjë në këmbim?
Ju e keni kthyer këtë parti në një pazare tenderësh, poste dhe tradhtie ndaj çështjes kombëtare!
Ju, që për një karrige, për një tender apo një privilegj të përkohshëm, shitët nderin dhe gjakun e atyre që sakrifikuan për këtë komb – nuk keni as moral e as integritet që të përmendni emrin tim!
🛑 U bëj thirrje të gjithë aktivistëve të ndershëm që ende besojnë në idealin për të cilin u themelua kjo parti:
Ngrihuni! Kërkoni shkarkimin e Iblisit dhe bashkëpunëtorit të tij, që sot po bëjnë pazare mbi kurrizin e kombit për përfitime personale!
⸻
P.S.
Ata mund të vazhdojnë ta shesin kombin copë-copë për privilegje,
por unë do të jem përballë tyre – gjithmonë dhe kudo!
Nuk do të hesht më. Sepse heshtja është bashkëfajësi!