Rei Manaj u bë zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke i surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij. rei manaj
Sulmuesi lushnjar ka firmosur për dy vite. Teksa është raportuar se Sivaspor do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje. Nga ana tjetër Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares.
Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Manaj do të drejtohet nga një trajner serb. Bëhet fjalë për Milos Milojeviç i cili duket se ka këmbëngulur për të transferuar shqiptarin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në CV-në e Milojeviç, klubi më i rëndësishëm që drejtuar është Crvena Zvezda dhe Malmo, ndërkohë një tjetër emër “big” ka dalë në skenë për t’u transferuar te Sharjah FC. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin serb të Milanit, Luka Joviç.
Në rast se palët gjejnë gjuhen e përbashkët, serbi do të ishte shok skuadre me Manajn, njëkohesisht edhe rival në repartin ofensiv, për sa i përket golave.