Departamenti i Punëve të Brendshme Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbetjeve”. Përkatësisht, siç ka sqaruar MPB, Dehari dyshohet se ka lejuar krijimin e një deponie ilegale, me të cilin ka rrezikuar ambientin jetësor.
“Ai, duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrave të tij ligjore dhe duke mos kryer mbikëqyrjen e duhur, që nga viti 2020 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e mbetjeve dhe Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ka lejuar që të formohet një deponi ilegale në një zonë të banuar në Kërçovë me sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë, për të cilën ka dhënë urdhëra punonjësve që çdo ditë të deponojnë, lënë apo shpërndajnë mbeturina, pra të veprojnë me to në një mënyrë që ndryshon cilësinë e ajrit, tokës, ujit apo rrjedhave ujore, në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës për njerëzit, kafshët dhe bimët, duke rrezikuar kështu ekzistencën e tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Data 16.02.2026
Aktuale
- “Fol maqedonisht” në Strugë? (Dokument)
- Fetai: Hisja e VLEN ndahet në katër çerek
- Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit
- Filipçe: Nikolloski nuk ka gjetur zgjidhje për transportuesit, a do të mbajë përgjegjësi?
- ‘Safe City’ regjistron 10% më pak kundërvajtje në javën e dytë të shkurtit
- Sejdiu: BESA nuk ka hyrë në VLEN “për të numëruar karrige”, por për të bërë ndryshimin
- Modeli politik “alla Rama” në Maqedonin e Veriut
- Bilalli: Shqiptarët në institucione shpesh ndihen si qytetarë të dorës së dytë


