Dy persona janë arrestuar në Kavajë.
Kjo në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”.
Shtetasit Nazim Liçi dhe Gentina Gjyzeli në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret.
Sekuestrohen një shumë parash, një automjet, tre celularë dhe veshje të përdorura nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.