Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur në Sarandë, në apartamentin ku po qëndronte për pushime.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në lagjen nr. 1 të qytetit, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se viktima O. J., është gjetur nga familjarët.
Sipas njoftimit, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.